Top News – ‘UFO’ edhe në qiejt e Evropës / SHBA ‘amniston’ Pekinin, nuk ishin kinezë

Shtëpia e bardhë tha se nuk kishte të dhëna se tre objektet fluturuese që u qëlluan në qiell gjatë fundjavës, nga ushtria amerikane, janë të lidhur me spiunazh të mundshëm nga Kina. Objektet mund të jenë të lidhura me entitete komerciale apo kërkimore e si pasoja mund të jenë beninje – tha zëdhënësi John Kirby. Zyrtarët amerikanë dhe kanadezë nuk kanë lokalizuar apo marrë ndonjë pjesë nga tre mjetet e rrëzuara ajrore. Më herët ndërkohë, Pekini akuzoi SHBA për ekzagjerim. Kina ka mohuar se një nga balonat e saj, që u shkatërrua nga një avion ushtarak amerikan më herët këtë muaj mbi karolinën e jugut, përdorej për spiunazh duke thënë se ishte një mjet ajror i monitorimit të motit që kishte dalë jashtë kontrollit. Ndërkohë, Kirby thotë se carry out të jetë e vështirë të përcaktojë qëllimin apo origjinën e tre objekteve të tjera të shkatërruar mbi Alaskë, kanada dhe Micigan, deri sa mbetjet të gjendeshin dhe të analizoheshin. Ndërkohë, edhe Rumania ka ngritur në fluturim avionët ushtarakë të martën për të hetuar një objekt ajror që hynte në hapësirë ajrore evropiane. Por, ministria e mbrojtjes në vend tha se pilotët nuk kishin mundur ta lokalizonin dhe e kishin braktisur misionin pas një gjysmë ore. Edhe Moldavia mbylli hapësirën ajrore të martën për të hetuar raportet për një objekt në formë balone në qiell, një ditë pasi vendi i vogël i evropës lindore akuzoi Rusinë se po komplotonte të rrëzonte qeverinë atje. Autoriteti i aviacionit civil në Moldavi tha se kishte marrë raporte nga ministria e mbrojtjes se një objekt i vogël, i ngjashëm me një balonë moti, ishte parë në qiell në veri të vendit, afër kufirit me Ukrainën. Në një deklaratë të aviacionit civil u tha se duke patur parasysh kushtet e motit dhe pamundësinë e vëzhgimit dhe identifikimit të objektit dhe trajektores së tij, hapësira ajrore u mbyll. Pasi autoritetet konstatuan se nuk kishte rrezik për sigurinë e qytetarëve, masa u tërhoq, një orë e 22 minuta më vonë.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si structure news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje stay për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe uncover biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni:

Subscribe to “Top Channel” on YouTube Channel for NEWS and TV
Reveals HERE:
For more stammer material from click HERE: www.top-channel.tv
Care for Top Channel on Fb HERE:
Note Top Channel on Instagram HERE:
Note Top Channel on Twitter HERE:
#TopNews#UFO#SHBA

Comments

  1. @babarokaable says

    nuk mundeni te i hutoni tegjith njerzit

  2. @mesimesi5184 says

    hahaha çar nuk fabricate dalin zot na ruaj me amerikanet

  3. @analyst1251 says

    Kta Amerikan kan lujt mend me kto ballons u cmenden.

  4. @Durres8207 says

    🚫⛔☢️☣️

  5. @valonhyseni6184 says

    UFO deri me sot ska pas balona,me aq sa kam perjcell une

Speak Your Mind

*